Speed (1994)

Speed (1994)

Në atë që mund të cilësohet si filmi i “diplomimit” për Keanu Reeves para se të kalojë në projekte më madhore si Matrix, filmi Speed mbetet një triler që të mban të lidhur me ngjarjen fund e krye.

Pasi parandalojnë shpërthimin e një bombe në ashensorë, dy detektivët Xheku dhe Herri shpërblehen që kanë eliminuar përfundimisht terroristin Hauard Pejn.

Por pa kaluar shumë kohë, Pejn rishfaqet duke kërkuar 3.7 milionë dollarë për të mos shpërthyer bombën në autobusin që duhet të shkojë 80kmh, e të cilin ai e kontrollon dhe e komandon nga largësia.

Për të shpëtuar pasagjerët në autobus dhe të tjerët në trafik, karakteri i Keanu Reeeves, Xheku, vendos të hipë në autobus, dhe të menaxhojë situatën para se të dalë nga kontrolli.

Aty, krah i djathtë del të jetë një pasagjere, Eni Porter, të cilin rol e portretizon Sandra Bullock, e cila do të marrë edhe disa vite për të kapur skenën kryesore të filmit.

E në atë skenë veçse ishin Dennis Hopper që luan rolin e Hauardit, dhe Jeff Daniels në rolin e Herrit, që të dy larg “aksionit” në autobus.

Edhe tridhjetë vite më vonë, Speed mbetet një nga trilerët më të mirë të viteve ‘90ta dhe jo vetëm, me një skenar dhe aktrim të shkëlqyeshëm. Nota personale: 4/5