Imagjinoni “12 Angry Men,” por janë gjashtë fillimisht në një karrocë, pa shoferin dhe John Wayne që nuk vonon shumë për t’ju bashkuar.
Secili nga ta e ka një jetë më ndryshe nga tjerët, një karakter më ndryshe, por të gjithë e kanë një cak – të mbërrijnë shëndoshë e mirë në Lordsburg të Nju Meksikos.
Në mesin e udhëtarëve është një prostitutë që dëbohet nga qyteti, një mjek që ka problem me alkoolin, një bukuroshe snobe që po shkon te burri, dhe një shitës alkooli. Më vonë me ta bashkohet edhe një mareshal që kërkon Ringon, një i burgosur i arratisur.
Nuk vonon, dhe Ringo ju del në rrugë, dhe tash është i kapur nga mareshali!
Ky rrugëtim, pasi është viti 1880, do të has në amerikanë vendas, dhe probleme tjera të ngjashme që ndryshojnë lidhjet ndërmjet, dhe vetë karakteret e udhëtarëve.
Nën regji të John Ford, është edhe një tjetër bashkëpunim madhështor me John Wayne që për pak më shumë se 90 minuta zhytet thellë në personalitetin e karaktereve kryesore, pikëpamjen e tyre ndaj botës, dhe pikëpamjet e tjerëve ndaj tyre, dhe paragjykimeve që i ndjekin.
Edhe vizualisht është një film i pashëm, ashtu siç i bënte John Ford!
“Stagecoach” është goxha aventurë e këndshme për fansat e filmave klasik, pa ngjyra, për Hollivudin me karakter. Nota personale: 5/5

