Më së shumti më dhimbsen të rinjtë të cilët në kërkim të vëmendjes harxhojnë qindra euro për një natë mature. Po ta dinin sa gjë të pamenduar po bënin, ata do të ishin si unë, dhe s’do të shkonin në mbrëmjen e maturës, por pastaj çohen krejt familja e farefisi edhe të çojnë me zor!
Si rrjedhojë setra mund të duket si këpucët e Charlie Chaplinit, geli i vetëm në flokë janë djersët nga sikleti që si introvert është ferri i kësaj dynjaje, dhe të gdhirë mëngjesi fluturon për në shtëpi!
E me paratë që tjerët kanë shpenzuar në rroba e stile, ti siguron konviktin për goxha një kohë! Por, shumica janë mendjelehtë dhe për llajka instagrami mbeten edhe të uritur duke ngrënë gjëra të pashijshme por të shtrenjta.
Njëjtë është edhe Abi.
Një vajzë e re, e dhënë pas simpatisë së shkollës së mesme ajo mëson se ai dëshiron diçka të veçantë – 69sh! Për të mësuar çka është ky numër, ajo vendosë të marrë ndihmën Santa Monikës, një stripere e cila dëshiron të blejë klubin e saj të striptizit.
Të dyja bien në ujdi për 20 mijë dollarë, nga të cilat 5 mijë ia jep Abi si depozitë.
Gjatë këtij procesi mësimdhënës, Abi dhe Santa Monika fillojnë të filozofojnë për jetën dhe të vlerësojnë se a janë në tokë të bukës për çka po harxhojnë para.
Si për ironi, Santa Monikës i afrohet takimi i gjeneratës dhe ajo si stripere nuk ka gjë për të treguar, derisa ende e ka mëri yllin e klasës,
Nuk është film “i pistë” siç mund të supozohet nga tema e titulli, pos nëse ju pengojnë disa lëvizje të Chloe Finemann si stripere. Bile edhe gjuha nuk është aq e vrazhdët.
Sigurisht jo sa ai “ranti” im më lart, e që këto “rrëshqitje” janë të shpeshta në kësisoj recensime!
Filmi është mesatar, pak i mërzitshëm, por del të jetë goxha filozofik e edukues për shumicën e nxënësve këndej, pasi sistemi i ka dështuar. Nota personale: 3/5

