Ideja që të bëjnë filma për një karakter të njohur, pa shtjelluar si duhet temën, pa i gjetur një qëllim që do të lidhte audiencën me filmin, dhe me krejt universin që rrethon karakterin kryesor po i kushton DC-së.
Mbi të gjitha, po i kushton tentativa për të kopjuar Marvelin.
Supergirl, Kara Zor-El, kushërira e Supermenit, po feston ditëlindjen duke u shëtitur nëpër planetë të ndryshëm, ata me diej të kuq sepse ajo dëshiron të ndiej efektin që ka alkooli.
Këtu edhe humb kuptimi i filmit, qysh në fillim.
Pastaj ndodh një tragjedi, që shtynë atë të shëtitet nëpër univers ku do të përballet me të kaluarën, me vetveten, me armiq anonimë.
Pak kthehemi mbrapa me histori, pak filozofi, dhe në fund një film që nuk e di as vetë ku filloi e ku mbaroi, dhe çka ndodhi midis këtyre dy pikave.
Milly Alcock nuk është e keqe, por s’ka çfarë të bëj më shumë. Rolet dytësore janë meh, përkundër që vijnë David Corensweet si Supermeni, e edhe Jason Momoa ka hapësirë si Lobo, që prapë është disi e pakuptimtë pasi më parë ka qenë Aquaman.
Por, kështu është kur bën një film për të qenë “politikisht korrekt,” dhe përfshinë amatorë në produksion, sidomos në skenar.
Film i zorshëm për t’u përfunduar edhe për fansat më të flaktë të DC-së. Nota personale: 2/5

