Filmat e vjetër uestern janë kryesisht kundër vendasve indianë, ku këta paraqiten si armiq dhe me të gjitha atributet negative. Ndër filmat e parë që ndërron këtë qasje është filmi “Fort Apache” në regji të John Ford e me John Wayne në rolin kryesor. Ngjarja ndodh pas Luftës Civile Amerikane, ku John Wayne, kapiteni Kërbi…