Filmat e vjetër uestern janë kryesisht kundër vendasve indianë, ku këta paraqiten si armiq dhe me të gjitha atributet negative.
Ndër filmat e parë që ndërron këtë qasje është filmi “Fort Apache” në regji të John Ford e me John Wayne në rolin kryesor.
Ngjarja ndodh pas Luftës Civile Amerikane, ku John Wayne, kapiteni Kërbi Jork, është komandant në detyrë në një bazë kalorësish larg në perëndimin e egër, në Arizonë.
Si komandant në luftë, ai ka mësuar të bashkëjetojë me indianët e fisit Apaçe, të udhëhequr nga Koçisi, dhe tash jetojnë në harmoni.
Mirëpo, si pas çdo lufte shfaqen kUmandant e rinj, dhe në mesin e tyre është komandanti Ouen Thërsdej (Henry Fonda).
Ky, i nxitur nga urrejtja ndaj indianëve, merr një qasje tjetër ndaj tyre, dhe zgjedh një “spiun” nga mesi i tyre, e që është armik i Koçisit, liderit të fisit dhe besnikut të Kërbit.
Kështu, ndasia në taborin amerikan dhe kokëfortësia e Ouenit do të shkaktojnë mosmarrëveshje me vendasit, të cilat rrezikojnë të kenë pasoja fatale për të dyja palët.
Filmi është pak i gjatë për këtë temë, nja 20 minuta më i gjatë së që duhej, por shtjellimi i ngjarjes e zhvillimi vizual është i mirë megjithatë. Nuk është aq i mërzitshëm, sepse ka çështje që duhet të shtjellohen, porse për mua kanë mundur të mos ishin pjesë e filmit.
Ajo çfarë e bën “Fort Apache” film shembullor është tema dhe trajtimi i indianëve vendas në këtë film. Ndoshta për këtë kishte mbetur atëherë në plan të dytë, gjë që ndodh me filmat që shkojnë kundër “mendimit universal,” por John Ford e John Wayne bëjnë punë të shkëlqyeshme. Nota personale: 4/5

