I bazuar në një novelë që tregon për rrëmbimet e komançëve, filmi “Two Rode Together,” sjell John Ford në një bashkëpunim tjetër me James Stewart, në atë që del të jetë një film i mirë, me tematikë jo të lehtë për t’u trajtuar, pavarësisht në cilën anë të bregut do të vendoseshit. Ngjarja zhvillohet në…
Në versionin amerikan të Erikës (!), John Ford sjell një histori tjetër në lidhje me kalorësinë e ushtrisë amerikane, më saktë, Kapitetnin Nejthën Britëlls, dhe ditët e fundit të tija në detyrë, pak para pensionimit. Në filmin e dytë në “Trilogjinë e Kalorësisë,” John Wayne vjen në një rol më të vjetër se mosha e…
Pa yjet e njohura, pa ndonjë temë bombastike, John Ford merr përsipër të bëjë një film të thjeshtë, jo aq të gjatë, për qejfin e tij, duke angazhuar edhe të birin si skenarist, bashkë me Frank S. Nugent. Tema është e thjeshtë në pamje të parë, por në vete përçon një mesazh më të thellë.…
Në trilogjinë e kalorësisë, siç i ka quajtur John Ford këtë seri filmash që do ta përfundojmë dy javë më vonë, e të filluar vitin e kaluar me Fort Apache, ai sjell njërën nga ndoshta historitë më romantike dhe vizualisht të bukura që kanë të bëjnë me filmat uestern. Ngjarja zhvillohet pranë lumit Rio Grande,…
Janë pak filma sot që marrin mundin të shkojnë në Afrikë për të sjellë atmosferën origjinale në film. Lësho një perde të gjelbër, dhe vazhdo! Ky origjinalitet i jep “Mogambo”-s atë nuancën e një romance të gërshetuar me aventurë, dhe krejt kjo në një ambient sa magjepsës aq edhe sfidues. E në Afrikë gjendet Viktori,…
Filmat e vjetër uestern janë kryesisht kundër vendasve indianë, ku këta paraqiten si armiq dhe me të gjitha atributet negative. Ndër filmat e parë që ndërron këtë qasje është filmi “Fort Apache” në regji të John Ford e me John Wayne në rolin kryesor. Ngjarja ndodh pas Luftës Civile Amerikane, ku John Wayne, kapiteni Kërbi…
Është zor të besohet se jemi duke jetuar në çfarëdo tjetër pos një simulim që është një betejë e përhershme e dy poleve të kundërta, që në fund gjithmonë dalin baras! Lufta e të mirës kundër të keqes është edhe temë e shumicës së filmave për Perëndimin e Egër dhe kaubojt, por zakonisht të këqijtë…
Të rrallë janë filmat që përshkruajnë një zhanër në mënyrë aq të përsosur si “The Searchers.” Bazuar në novelën e Alan Le May, filmi i John Ford sjell John Wayne në rolin kryesor të një ushtari veteranë që pas mbarimit të luftës kthehet në familjen e tij të gjerë për të shijuar vitet e mbetura.…
Ky mund të jetë filmi më “amerikan” i bërë ndonjëherë! Te “How the West Was Won,” i vitit 1962, tre regjisorë realizojnë pesë pjesë të ndara që tregojnë nga një pjesë të historisë së Amerikës, më saktë, shtrirjes së saj drejt perëndimit, duke sjellë në plan të parë jetët e familjeve të thjeshta amerikane, pioniere…