Mogambo (1953)

Mogambo (1953)

Janë pak filma sot që marrin mundin të shkojnë në Afrikë për të sjellë atmosferën origjinale në film.

Lësho një perde të gjelbër, dhe vazhdo!

Ky origjinalitet i jep “Mogambo”-s atë nuancën e një romance të gërshetuar me aventurë, dhe krejt kjo në një ambient sa magjepsës aq edhe sfidues.

E në Afrikë gjendet Viktori, një gjuetar i zellshëm, i cili nëpër punën e tij fillon të bie në dashuri me Eloizën, një grua aristokrate nga Amerika, me të cilën takohen rastësisht kur mbesin të ngujuar në safari.

Por, Eloiza s’do të jetë e vetmja e ngujuar, pasi i njëjti fat do të ndjekë edhe një çift britanik, Lindën dhe burrin e saj, antropologun, Donaldin.

Me tu shfaqur këta të dy, dashuria që po fillonte mes Viktorit dhe Eloizës fillon të lëkundet kur ai nis të shohë Lindën më afër zemrës së tij.

Megjithëkëtë, aktrimi i Ava Gardner në rolin e Eloizës, e bën edhe atë, edhe karakterin e saj të vjedhin skenën, edhe këtë seri shkrimesh të dedikuara për Grace Kellyn, e cila vjen në rolin e Lindës.

Karizma e Gardnerit vërehet në çdo skenë të cilën ajo arrin ta zotërojë, edhe kur në atë akt ka Clark Gabble i cili vjen në rolin e Viktorit. Harmonia e të dyve është e fortë edhe kur nuk ndajnë të njëjtën skenë.

Regjia e John Ford e bën këtë film pak më ndryshe nga të zakonshmit për punën e tij, duke provuar të mbajë nuancat e romancës, e për Clark Gabble është reprizë e rolit të njëjtë që kishte pasur në filmin Red Dust, i vendosur 20 vite para këtij, por në Indokinë, në vend të Afrikës.

Një film për fansat e Hollywoodit klasik dhe yjeve të kësaj periudhe, të vendosur në një ambient magjepsës për syrin. Nota personale: 3/5