I bazuar në një novelë që tregon për rrëmbimet e komançëve, filmi “Two Rode Together,” sjell John Ford në një bashkëpunim tjetër me James Stewart, në atë që del të jetë një film i mirë, me tematikë jo të lehtë për t’u trajtuar, pavarësisht në cilën anë të bregut do të vendoseshit.

Ngjarja zhvillohet në vitet 1880 dhe James Stewart luan rolin e një mareshali cinik në Teksas i cili jeton duke marr siguruar një sallon për një shumë minimale. Nga kjo humnerë morale atë provon ta largojë një toger kalorës, Xhimi, portretizuar nga Richard Widmark, duke i foruar shpërblime nëse bashkë ia dalin të kthejnë nga rrëmbimi të  bardhët e kapur nga komançët.

Nga këtu vjen edhe titulli i filmit që vendos dy personazhe me karakter dhe moral të kundërt në rolin kryesor, me tentim që të ketë një transformim thelbësor të tyre, por sa do të ndodhë kjo, ju mbetet ta shihni.

Filmi është goxha i mirë, falë aktrimit të Stewart në një rol që nuk jemi mësuar ta shohim, dhe përball tij, Widmark. E mbrapa kamerës, John Ford i cili thuhet se për shumë arsye personale, që nuk kanë të bëjnë me filmin e temën, ka urryer këtë film fund e krye. Skenari vjen nga Frank Nugent.

Përkundër këtyre gjërave, “Two Rode Together” sjell një histori jo aq të shtjelluar në film atëbotë, larg betejave plot aksion mes amerikanëve të ardhur dhe vendas, duke u kthyer më shumë në një dramë që trajton adaptimin e njeriut në shoqëri.

Është film i mirë, një kombinim për fansat e uesternit dhe dramës psikologjike deri në një masë. Nota personale: 4/5