E di që nuk ka shumë fansa të Tim Allen këndej, së paku jo këta të pasluftës. Por, edhe të paraluftës që e mbajnë në mend nga transmetimet e “Home Improvement” në kanalet gjermane ashiqare kanë preferuar diçka më ndryshe. “Shifting Gears” mund të gjejë hapësirë te disa fansa të “2 Broke Girls” me Kat…
Këto seritë post-apokaliptike, në të cilat e kam pak zor të adaptohem, ashtu si me lojën, të cilën përsëri kam provuar ta luaj, por nuk di nga të shkoj, më lënë disi më shumë të habitur se të zhgënjyer. Megjithatë, sezoni i dytë i Fallout, bën punë të mirë duke u përqendruar në karakteret kryesore,…
Nga në shtrat me Sadamin, tash në shtrat me Trumpin! Nga filmi i tyre i parë, recensimi i të cilit vjen dikur javën tjetër, kur shejtani ishte në shtrat me Sadamin, Trey Parker e Matt Stone, e vendosën presidentin e tashëm amerikan, laureatin për paqe, Donald Trump në shtrat me shejtanin! Episodi i parë ishte…
Duke pritur pasardhësin e “The Blacklist,” nuk morëm as “The Blacklist: Redemption.” Nga kreatori i serisë së njohur me Redin, Jon Bokenkamp, vitin e kaluar erdhi seria “The Last Frontier,” e cila kishte të gjitha elementet e nevojshme për të qenë një pasardhëse e denjë e historisë së Rej. Por, pas një starti relativisht të…
Nuk di a ka rënë ndonjë seri për nga cilësia prej sezonit të parë si “The Morning Show.” Pos cilësisë, tash mbetet edhe mbrapa në kohë, në pranverën e vitit 2024 kur UBN, dy vite pas sezonit të tretë, përgatitet për transmetimin e Olimpiadës së Parisit. Kjo më ka bërë të ndihesha sikur po shikoj…
Një mëngjes, shtëpia e një familjeje që në plan të parë duket normale, e shtesës së mesme, që nuk duhet të ketë punë me polici, bastiset. Tensioni i krijuar dhe befasia shërben si një hyrje e furishme në këtë miniseri, misteri i kësaj bastisjeje sa vjen e ndërtohet duke mbajtur sekret për shikuesin, e edhe…
“Po të kqyrin… qeveria ka sistem sekret, makinë që ju spiunon tërë ditën, çdo ditë…” Veç hyrja e serisë të bën t’i japësh rastin dhe kur e sheh veten të pikëlluar pesë vite dhe 103 episode më pas. Nuk do të duhej të pritej asgjë më pak nga Jonathan Nolan e JJ Abrams që janë…
Kur e sheh princeshën e hajdutëve e Elizabeth Suon në rol të një gruaje të rritur, nënë të dy fëmijëve, thua ku shkuan krejt këto vite nga filmi që përsëritej çdo vikend në KTV deri sot kur nuk e di kur ka qenë hera e fundit që ke kqyr KTV-në. Keira Knightley vjen në rolin…
Kurrë NBA nuk ka qenë më e kotë. Shumica e ndeshjeve i ngjajnë pjesës all-star të tresheve, me time-out që zgjasin sa krejt një çerek loje. Shyqyr që po i kemi këto seritë jodokumentare, që pas Winning Time për historinë e LA Lakers, tash kemi një seri të vendosur në një univers paralel, por që…
Prej episodit të parë deri te finalja e sezonit të tretë të “The Mandalorian” kemi pasur një zhvillim deduktiv nga Din Xharini e Grogu deri te krejt popullata e Mandalores. Pas finales madhështore të sezonit të dytë ku më në fund shohim fytyrën e Pedro Pascal, sezoni i tretë përqendrohet te “shpëlarja e mëkatit” të…