Category: Serialet


  • Lucky – Mini-Seri (pa spoilera)

    Pas njërës prej mini-serive më të mira të Netflixit ndonjëherë, Anya Taylor-Joy kthehet në një rol krejt më ndryshe tash. Ajo është Lusiana Armstrong – Llaki, një artiste e mashtrimeve, e cila me burrin e saj kanë vjedhur rreth dhjetë milionë dollarë. Por, kjo shumë është pjesë e një mashtrimi më të madh, edhe atë…

  • House of Dragon – Sezoni 3 (me spoilera)

    SPOILER edhe për The Last Samurai… Në filmat e vjetër uestern, gjithmonë na lë një pyetje se nga marrin armët indianët vendas kur luftojnë kundër pilgrimëve të bardhë që vazhdojnë shtrirjen drejt perëndimit. Pastaj, në disa filma tjerë e kupton që dikush nga ta ka tradhtuar dhe u ka shitur atyre armët, jo për një…

  • Life, Larry and the Pursuit of Unhappiness: An Almost History of America – Sezoni 1

    Gjysma e shkrimit shkoi në titull. Larry David, për ata që nuk e njohin, skenarist dhe aktor “rezervë” me disa role te Seinfeld, dhe gjithçka te Curb Your Enthusiasm, pas finales së të cilës seri, vendosi të rikthehet edhe një herë në televizion. Përsëri me mikun e tij Jeff Schaffer, dhe me Obamat si producentë…

  • The Hawk – Sezoni 1 (pa spoilera)

    Will Ferrell është në mesin e personave më komik, aktorëve më të mirë të komedisë, për mua. Por, jo gjithçka që bën ai është komedi e mirë. Kështu edhe fillon kjo seri, me Will Ferrellin në rolin e Loni Houkins që bën çka nuk bën për të dëshmuar që është një lojtar golfi larg zenitit…

  • Margo’s Got Money Troubles – Sezoni 1 (pa spoilera)

    Nëse mendoni që keni parë gjithçka nga Elle Fanning në “The Great,” atëherë duhet të shikoni patjetër edhe serinë e fundit të David E. Kelley, “Margo’s Got Money Troubles.” Dhe telashet e Margos fillojnë si për çdo vajzë të pasionuar pas librave e romancës nga to – ajo dashurohet në mësuesin e saj të letërsisë,…

  • Rick & Morty – Sezoni 9 (pa spoilera)

    Sezoni i nëntë i Rick & Morty disi më është dukur më i mirë se i kaluari, ndoshta inspiruar mu nga ky zhgënjim. Disi pritjet kanë qenë më të vogla, dhe përqafimi i realitetit të një serie të animuar me multivers që hyn në sezonin e nëntë, ka ndihmuar në kënaqësinë solide që ka ofruar…

  • Welcome to Wrexham – Sezoni 5

    Gjersa Wrexham AFC po ngjitet në aspektin sportiv, seria për Wrexhamin po i humb yjet që kishte. Paul Mullin nuk është më, as Ollie Palmer, e edhe ata që na shtynë të shikojmë e të lidhemi me këtë ekip nga kategoria e pestë e futbollit anglez, shumica janë larguar. I vetmi që ka mbetur është…

  • Shrinking – Sezoni 3 (pa spoilera)

    Kur kqyr shumë seriale, edhe të përzihen ngjarjet, ashtu si më ka ndodhur me përmendjen e Jeff Danielist si baba të Kuperit te “Your Friends and Neighbours,” kur në fakt ka luajtur rolin e Rendit si baba i Xhimit në sezonin e tretë të “Shrinking.” Në fakt, krejt ky sezon pothuajse zhvillohet në lidhjen e…

  • Your Friends & Neighbors – Sezoni 2 (pa spoilera)

    Ndoshta nuk është dashur të kemi sezon të dytë të kësaj serie. Së paku jo kështu. Sezoni i dytë duket i ngjashëm me të parin, dhe qysh në fillim kemi një “resetim” të Kupit nga kur ndreqen punët në fund të sezonit të kaluar, në një arsyetim tjetër për t’u kthyer në fillim me të…

  • Euphoria – Sezoni 3 (pa spoilera)

    Fëmija janë rritur por karakteri i tyre ka mbetur i njëjtë Ende mundohen të manovrojnë jetën si e sa munden, varësisht nga rrethanat e komuniteti ku janë rritur. Dhe tash që kanë kryer shkollën, shkojnë disa hapa më lart, më tutje, më thellë në fundërrinën e jetës. Kjo seri nuk është bërë për të lavdëruar…