Will Ferrell është në mesin e personave më komik, aktorëve më të mirë të komedisë, për mua. Por, jo gjithçka që bën ai është komedi e mirë.

Kështu edhe fillon kjo seri, me Will Ferrellin në rolin e Loni Houkins që bën çka nuk bën për të dëshmuar që është një lojtar golfi larg zenitit të karrierës së tij, i dëshpëruar me jetën, por ende jeton në iluzionin e të ardhmes.

Sigurisht, nuk do të mungojnë as momentet e gërditshme që janë pjesë e pandashme e komedisë së Will Ferrellit.

Por, nëse kaloni episodin e parë, nga e dyta e pastaj gjithçka shkon më rrjedhshëm – tash njohim edhe karakteret tjera, e më e mira është Semi, shoqja që zëvendëson ndihmësin e Lonit derisa ky provon të kalojë kualifikimet që do t’i mundësonin pjesëmarrjen në garën e vetme që i mungon për t’u bërë legjendë e këtij sporti.

Fortune Feimster, një emër jo aq i njohur, vjen në rolin e Semit. Në rolet tjera janë Molly Shannon në gruan e Lonit, që është një freskim nostalgjie për fansat e SNL, e në rolin e birit të tyre është Jimmy Tatro. Rol të madh ka edhe Luke Wilson si rivali i përhershëm i Lonit.

Sezoni i parë është i mirë, i lehtë, argëtues, komik.

Disa kanë guxuar ta quajnë “Ted Lasso” i Netflixit, po nuk i afrohet as çerekut të tij.

Për fansat e Will Ferrell është fantastik, për tjerët nuk bën. Nota personale: 4/5