The Big Sleep (1946)

The Big Sleep (1946)

Filip Marlou është një detektiv privat i cili ftohet si mysafir i një gjenerali për të zbuluar sekretin pas borxheve të mëdha të së bijës së tij, Karmen, ndaj librashitësit Artur Gajger.

Pas takimit me gjeneralin dhe marrjen e detyrës, duke u nisur në misionin e tij, Marlou takon të bijën e madhe të gjeneralit, Vivianën.

Puna e detektivit veç sa komplikohet, i cili në ndjekje të së vërtetës zhytet në një botë të komplikuar ku në çdo hap që i afrohet së të vërtetës një trup bie.

Historia komplikohet, bëhet ndoshta e pashtjelluar, dhe për të shijuar këtë film duhet të mbetet në plan të dytë.

E këtë film-noir e dominon harmonia skenike që kanë Humphrey Bogart dhe Lauren Bacall. Ndoshta nxitur nga romanca e tyre në jetën reale, Bogart dhe Bacall kanë një energji tërheqëse në film që mund të ndihet edhe këndej ekranit.

“The Big Sleep” ndoshta është nga filmat më të zjarret me dialogun që kanë dy nga karakteret kryesore, sado që të jetë i kufizuar në ekran, dhe kjo falë dy yjeve të Hollivudit si Humphrey Bogart e Lauren Bacall.

Dhe ky tension nuk është vetëm te këta dy, pasi filmi është i mbushur me mister që shpesh “lehtësohet” nga dialogë me aludime intime ndërmjet karaktereve, që ndoshta është maksimumi që mund të bëhej në një film të asaj kohe.

Howard Hawks bën regjinë, e në treshen e skenarit është edhe William Faulkner, derisa në rolet tjera dytësore edhe Dorothy Malone, Peggy Knudsen, John Ridgely, e Martha Vickers.

Historia komplikohet, dialogët janë top. Nota personale: 4/5