Dikush e sheh si film të shkurtër, dikush si film të animuar, për të cilat mund ta nënvlerësojnë, por “njëra nga liritë tona më të mëdha është mënyra si reagojmë ndaj gjërave.”
Edhe kjo liri më jep të drejtën të them që ky është filmi më i miri i vitit 2022.
Bazuar në një libër fëmijësh, ky film pak më i gjatë se gjysmë ore, ndjekë aventurat e një djali të humbur, i cili rrugës takon një urith, një dhelpër, dhe një kalë. Ngjarja ndodhë në një ditë dimri, me borë, që e bën vizualisht madhështor.
Dialogët ndërmjet karaktereve janë të lehta, të shkurtra, të qarta, dhe mbi të gjitha të thella.
Shumë citate do të mbeten në kujtesën tuaj në fund të këtij filmi, të cilat padyshim që do të mbeten të lidhura me fotografinë magjepsëse. Lëvizja e ngjarjes, paraqitja e karaktereve, ndërrimi i ambienti është i thurur për mrekulli.
Larg të gjitha atyre prodhimeve vizuale që vrapojnë të kënaqin ose kritikët neoliberalë ose turmat mendjelehta, kjo histori e një djali dhe tri kafshëve, në një ditë dimri në natyrë, është një film që të kënaqë zemrën e trurin. Nota personale: 5/5

