Pasi i mbijetojnë bombardimeve, dy motra e dy vëllezër dërgohen në një fshat anglez në shtëpinë e një profesori për të kaluar kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Aty, ku kujdestarja e shtëpisë u thotë mos të shqetësojnë profesorin, katërshja duhet të gjejnë mënyra për të argëtuar veten. Gjatë lojës syfshehtas, Llilli shkon e fshihet në një dollap, i cili shërben edhe si një portë për në botën e magjishme të Narnisë.

Derisa fillimisht vëllezërit e motra nuk i besojnë më të voglës, profesori e ka një pyetje, “Çka po ju mësojnë në shkollë këto ditë?”

Filmi i bazuar në serinë e librave të CS Lewis, sjell një botë të magjishme, të realizuar për mrekulli sa i përket pjesës së efekteve vizuale dhe zërit të karaktereve në botën e Narnias.

Sigurisht që këto nuk do të ishin aq mbresëlënëse pa një histori që është e shtjelluar për mrekulli, e që e bën këtë film një klasik familjar për të gjitha moshat.

Ëshë një histori që përfshin gjithçka, e mbi të gjitha përkushtimin për gjetjen e dritës edhe në kohët më të errëta të njeriut, dritë që vjen edhe nga imagjinata jonë e magjishme.

E pa imagjinatë, jetët tona do të ishin të kota, siç edhe nënkupton profesori në atë pyetjen e tij. Nota personale: 4/5