Një ndër “paradokset e pakuptueshme” për mohuesit e ndryshimeve klimatike është fakti se “si nga ngrohja globale mund të shkaktohet epoka e re e akullt.”

E thjeshtuar për qëllime kinematografike, ky proces vjen në film të realizuar nga Roland Emmerich njëzet vite më parë.

Xheku është paleoklimatolog i cili zbulon që akullnajat po thyhen e notojnë në oqeane, dhe paralajmërimet e tija injorohen si nga OKB ashtu edhe nga presidenca amerikane.

Pa kaluar shumë kohë, stuhia godet Tokion, e pamja e llahtarshme e tri stuhive nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar shërben si hyrje në atë që do të jetë një rrugëtim personal i Xhekut për të shpëtuar të birin dhe shokët e tij.

Filmi është i përkryer për atë që ofron – një aventurë të frikshme post-apokaliptike, me pjesën vizuale superiore ashtu siç është e zakonshme në filmat e Emmerich.

Dennis Quaid vjen në rolin kryesor bashkë me Jake Gyllenhaal e Emmy Rossum karriera e të cilëve veçse fillon të shkëlqejë.

Në këto ditë mesatare janari, mund të jetë një përzgjedhje e përshtatshme me motin. Nota personale: 4/5