Djalli është kthyer për vazhdimin e dytë, dhe kësaj radhe nuk është e vetme!
Filmi fillon me Endin, e cila në një darkë solemne merr një lajm që duket më tragjik se që është, në formë mesazhi, por nuk na mbajnë shumë të panjohur me këtë, dhe na “lehtësojnë,” vazhdimin e filmit.
Edhe më shumë Endi lehtësohet kur mëson që Miranda ka ftuar atë të punojë në revistën e saj, edhe atë me krejt skuadrën. Por, duket se ka humbur diçka në këtë komunikim, dhe Miranda është po ajo që ka qenë gjithmonë, djalli.
Pa kaluar shumë kohë në ekran kthehet edhe Emili, e cila duket se ka marr nj trajektore krejt tjetër të jetës, për dallim prej Endit.
Goxha hapësirë i kushtohet Najgjellit, duke sjell katërshen e madhe, për mua, në rolet kryesore, me të njëjtën magji dhe dominim skenik që kanë në rolet e tyre, tashmë legjendare.
Emily Blunt, Anne Hathaway, e Stanley Tucci shkëlqejnë në rolet e tyre që duket se kanë evoluar, sado qoftë ky evolucion, e goxha shtytje historisë i japin B.J. Novak, Kenneth Branagh, e Justin Theroux, në role dytësore që ndihmojnë secilin nga katër karakteret kryesore të zhvillohen dhe të shkëlqejnë.
Filmi është në nivel, me atë të parin, ndoshta më i errët, më politik, më dramë, dhe Endi e Emili tash i japin më shumë forcë, seriozitet krejt ngjarjes.
Dhe sikur Miranda nuk mjaftonte, vjen edhe një djall tjetër, edhe më i keq se ajo, në fund, edhe si Miranda edhe ajo është zgjedhur nga një “aktore” që përshtatet me atë që luan.
Ashiqare unë nuk jam audienca për këtë film, por kur është koha për të kritikuar djallin, aty jam. Nota personale: 3/5

