The Drama (2026)

The Drama (2026)

Ky mund të jetë ndër filmat që tejkalojnë pritjet këtë vit.

Kristoffer Borgli, i njohur për “Dream Scenario,” ku Nicolas Cage ju del në ëndrra njerëzve, bën regjinë edhe skenarin e këtij filmi që në plan të parë ka Çarlin dhe Emën, dy të rinj të cilët takohen në një kafene nga ideja se po lexojnë të njëjtin libër.

Dy vite më vonë, një javë para dasmës, në muhabet me miqtë e tyre më të ngushtë, duke provuar të arsyetojnë largimin nga detyra të DJ-it të tyre për shkak se ka përdorur substanca të ndaluara, Ema thotë se të gjithë kanë bërë gjëra të këqija në të kaluarën.

Kjo fjali nxjerr një seri gjërash të këqija që katërshja fillon të përmend, por asnjë nuk kalon atë që ka planifikuar të bënte Ema kur ishte fëmijë në shkollë.

Ky plan shtyn Çarlin të dyshojë se sa e njeh Emën duke shtyrë drejt një lidhjeje pak më të acaruar që fillon të shpërbëjë çdo plan që kanë këta para dasmës, e duke i shtyrë në rrugë pa kthim.

Nuk është ndonjë film ekstrem, ndonjë dramë e rëndë, përkundrazi është një komedi, romancë deri në një masë, me dy karaktere që provojnë të bëjnë jetën më dramatike pa qenë nevoja, ashtu siç mund të përfundojmë nga titulli i filmit.

Në rolet kryesore vijnë Robert Pattinson e Zendaya, me një harmoni të shkëlqyeshme, përshtaten për qejf si një çift i pazakontë. Filmi është mirë i realizuar në aspektin teknik e artistik, si Borgli më.

“The Drama,” është një dramë e mirë, e këndshme, interesante, me komedi të errët, ashiqare nxitur nga rrëfimi i Emës, dhe assesi humbje kohe. Nota personale: 4/5