Ky film i vëllezërve Russo ka shumëçka që e bën të pëlqyeshëm.

Së pari, tema zhvillohet në një univers paralel, ose më mirë të themi në një kohështrirje më ndryshe në botën tonë ku janë vitet 1990ta dhe tashmë ka një luftë mes njerëzve dhe robotëve.

Në këtë luftë janë të ngujuar dy fëmijë, Mishella dhe Kristoferi janë motër e vëlla, por ky i fundit dhe prindërit vite më vonë humbin jetën, fakt që vazhdon deri kur të vijë një robot që supozohet të jetë dërguar nga i vëllai.

Në kërkim të tij, Mishella niset me një ushtar robotësh, Xhonin, dhe bashkë me ta hasin në robotë të mirë e robotë të këqij, njashtu si njerëz të mirë e njerëz të këqij.

Filmi është goxha i bukur vizualisht, me robotët që kanë forma të mira, të sheshta, nuk janë të deformuar e bajat, e edhe ngjarja nuk është që del nga shinat, bashkë me fotografinë në nivel.

Millie Bobby Brown vjen në rolin e Mishellës, e në rolin e ushtarit, është Chris Pratt, që duket të jetë një rol i bërë për të. në rolet tjetra vijnë Jason Alexander e Stanley Tucci, dy qela me role negative, bashkë me Giancalro Esposito, e zërat janë nga emra të mëdhenj – Brian Cox, Woody Harrelson, Hank Azaria, Anthony Mackie e të tjerë.

“The Electric State” është një aventurë e këndshme, e lehtë, për një argëtim të përkryer familjar për ata që kanë fëmijë adoleshentë. Nota personale: 3/5