Tri vite pas “shpresës së re,” Perandoria fillon përndjekjen e rebelëve anembanë galaktikës.
Në përputhje me titullin, filmit i dytë në sagën e Star Wars sjell njërën nga kryeveprat kinematografike të bëra ndonjëherë. Kjo rrjedhë nga gërshetimi i pjesës superiore teknike që është një kënaqësi vizuale për të gjithë dhe historia që di të zhvillohet në dy e tri fronte nganjëherë!
Pjesa vizuale është magjepsëse, ndoshta për faktin se një pjesë e madhe e ngjarjeve zhvillohet në ambiente me borë, para se të zhvendosemi në “interiorin futuristik” që kalon nëpër faza e vende të ndryshme për të mos u bërë i kotë.
Por, asgjë nuk janë këto sa është filozofia nga trajnimi i Luke për Jedi, që sjell disa nga dialogët më të famshëm në film, me jehonë që buçet edhe sot te fansat e filmave fantastik-shkencor.
Historia shkruhet edhe me shpërndarjen e ngjarjeve fund e krye, si dhe me dialogët e fuqishëm që kulmojnë me njërën nga linjat më të fuqishëm në film.
“The Empire Strikes Back,” është padyshim filmi më i mirë në sagën e Star Wars, përfshirë fazat parapake e pasardhëse. Është ndër filmat më të mirë të këtij zhanri, të bërë ndonjëherë, frymëzim, abetare, e standard për t’u sfiduar, jo vetëm në aspektin teknik. Nota personale: 5/5

