The Expendables (2010)

The Expendables (2010)

Për neve fëmijëve të ‘90tave që nuk na ra send pa e përjetuar, mbledhja e yjeve të filmave aksion në një film të vetëm ka qenë një ëndërr.

Sylvester Stallone, Mickey Rourke, Bruce Willis, e sidomos Dolph Lundgren i kthyer nga pensioni, bashkuar me ata që i pasuan këta emra në ekranin e madh të filmave aksion Jason Statham, Jet Li, e tjerët, në një film, krejt bashkë, ka qenë e mjaftueshme për të pëlqyer këtë film edhe para trailerit të parë.

Këta emra, dhe emrat tjerë që do të bashkoheshin në filmat pasues, edhe veç të dilnin përreth një tryeze e të shikonin mrrolshëm njëri-tjetrin, do të ishte e mjaftueshme për nostalgjikët e filmave aksion.

Prandaj, tema e filmit, shtjellimi i historisë, skenari, nuk kanë pasur kurrfarë peshe, dhe nuk do të kenë kushedi sa filma tjerë bëhen. Do t’i shikojmë! Mjafton kjo nismë e Sylvester Stallones, i cili bën gjithçka!

E te filmi i parë, mercenarët mblidhen për të shpëtuar së pari disa pengje, e më pas edhe për një mision më madhor, i cili për të gjetur një “arsye” për realizimin e këtij filmi, provon të jetë më joshës, por nuk është që ia del.

“The Expendables,” është si një “takim gjenerate” për nostalgjikët e filmave aksion, e për fansat e ri mund të jetë edhe humbje kohe. Pasi unë jam në kategorinë e parë, nuk mund të shkoj më poshtë se një mesatare. Nota personale: 3/5