The Family Plan (2023)

The Family Plan (2023)

Nuk ka rol më të përshtatshëm të Mark Wahlberg se ky i Dan Morganit në “The Family Plan.”

E Dani është një burrë i zakonshëm, shitës, me jetë të qetë në një paralarje të Bufalos, me gruan një ish-atlete, dhe tre fëmijët secili moshë dhe botë në vete. Dani kqyr punën e tij, nuk merret me teknologji, dhunë, dhe vëmendje, i kënaqur me rutinën e jetës familjare, të cilën e ëndërron çdo kryefamiljar, të jemi të sinqertë.

Por, ka diçka të çuditshme, të dyshimtë te këta persona nëpër filma, dhe pa kaluar shumë kohë edhe te Dani do të dalë kjo.

Pas një incidenti të vogël zbulohet e kaluara sekrete e Danit si një vrasës elitar, dhe kjo e kaluar tash ka hesape për të qëruar me të.

Në përballje me të kaluarën, Dani tregon aftësitë e tija prej jetës së mëparshme, tash me audiencë familjen e tij, dhe krejt këtë me një seri aksionesh e aventure që përfshinë krejt familjen, e cila më shumë se ndihmëse në misionin e tij rezulton si inspirim për skena komike që i japin shije filmit.

Nuk është diçka që nuk kemi parë, e besa nuk është diçka që nuk e kemi parë Markun të mos e luaj, ndonëse jo në rolin e kryefamiljarit, e ky rol i përshtatet më së miri.

Është film për fansat e Mark Wahlberg, e përkrah tij në rolin e Xhesikës, gruas së Danit, është Michelle Monaghan, me Maggie Q e Ciaran Hinds në rolet tjera dytësore. Filmi ofron atë që premton – Markun si kryefamiljar me jetë të re, dhe sekretet që e ndjekin pas, duke përzier aksionin, aventurën, dhe komedinë në krejt filmin. Nota personale: 3/5