Bie alarmi i zjarrit, dhe të gjithë zjarrfikësit janë të rreshtuar në karrocë, pos shoferit.
E shoferi është Charlie Chaplin, i cili nuk e prish gjumin as me krejt fishkëllimat e komandantit e kolegëve. Kur e prishë gjumin, ai e nisë karrocën pa e kuptuar që krejt kjo ka qenë vetëm një test.
Që nga momentet e para kemi atë që duhet të jetë dukur interesante atëherë, kthimin mbrapa të videos, pasi kemi kuajt të lëvizin mbrapshtë kur Chaplin kthehet në stacion.
Deri te zjarret dhe aksioni i njëmendtë ngjarja zhvillohet në stacion ku komandanti dhunon fizikisht Chaplinin, i cili dikur fillon t’ia kthejë edhe dyfish. Është koha e drekës, koha e korrupsionit, dhe fundi Chaplinesk.
Për dalim prej filmave tjerë të tij, ky film ka goxha shumë karaktere që dalin në plan të parë, nganjëherë edhe pa Chaplinin në skenë. Nota personale: 5/5
