The Fugitive (1993)

The Fugitive (1993)

Ky ka qenë ndër filmat drithërues (thriller) që më ka befasuar për të mirë sa nuk e kam pritur. Fund e krye të mbanë të lidhur me ngjarjen dhe karakterin kryesor në misionin e tij për të dëshmuar pafajësinë.

E në rolin kryesor, portretizuar nga Harrison Ford, është karakteri i një kirurgu, Riçard Kimbëll, gruaja e të cilit vritet një natë gjersa të gjitha dyshimet dhe dëshmitë bien mbi vetë Riçardin.

I burgosur dhe rrugës për te dënimi me vdekjes, autobusi i të dënuarve pëson një aksident pas rebelimit së të burgosurve duke i mundësuar arratisjen Riçardit.

Tash, i mbetet atij të kërkojë vrasësin e vërtetë, por mbi të gjitha të gjejë dëshmitë dhe t’i ikën autoriteteve, të udhëhequra nga marshalli Samjuel Gerard (Tommy Lee Jones).

Është një film që të mbanë të lidhur fund e krye me ngjarjen dhe misionin gjersa dy karaktere ndjekin njëri-tjetrin me etjen për të mbaruar jetën e të vërtetën.

Është një super-film i të aktorëve, edhe Harrison Fordit edhe Tommy Lee Jones që e bëjnë këtë një aventurë të mahnitshme. Përpos aktrimit, “The Fugitive” ka një histori dhe shtjellim të saj në mënyrë të përkryer. Nota personale: 5/5