Nga emri mund të konsiderojmë që ky film është edhe më i miri në karrierën e Buster Keaton, ndonëse është padrejtësi t’i japim këtë epitet marr parasysh disa nga titujt tjerë që kemi përmendur javëve të kaluar, e që nuk kemi përmendur kurrë.
Por, ajo që e veçon këtë film është historia shumë e thjeshtë – Buster Keaton është një djalë i ri i pafat që nga fillimi, dhe kjo fatkeqësi e ndjek deri kur ai ndërlidhet dhe pandehet për një kriminel të rrezikshëm që ikën nga burgu.
Tash, pa pikë faji, edhe “dhia” është në arrati, duke provuar t’u ikë çdo polici e detektivi që sheh në rrugë.
Kjo ikje është e mbushur me komedi fizike, skeçe që e dëshmojnë aftësinë fenomenale të Buster Keaton, përfshirë edhe njërën nga skenat që e bëjnë GOAT.
Është i shkurtër, 23 minuta, prandaj nuk ia vlen ta zgjasim me shkronja sa ia vlen të kënaqemi duke shikuar një kryevepër që nuk humb shkëlqimin as 105 vite më vonë. Nota personale: 5/5

