Janë pak profesione të cilat nuk i ka aktruar Mark Wahlberg në film, dhe njëri nga këto nuk është mësues i shkencës.
Këtu, në këtë profesion, karakteri i tij, Elliot Mor, bëhet qendër e historisë sonë kur një dukuri e panjohur, por goxha e frikshme fillon të shtrihet nëpër Nju Jork dhe lëvizë drejt qyteteve tjera.
Njerëzit e thjeshtë, në jetën e tyre të përditshme, së pari hutohen dhe pastaj shkojnë drejt vdekjes, me vetdëshirë.
Askush nuk e di çfarë po ndodhë, por e dinë që ka diçka me erën, dhe fillojnë të lëvizin në drejtim të kundërt me atë.
Elliot me vete ka gruan, Almën, kolegun e tij Hulianin, dhe të bijën e tij. Në këto tri role kryesore përkrah Mark Wahlberg vijnë Zooey Deschanel, John Leguizamo, dhe Ashlyn Sanchez.
Regjia vjen nga M. Night Shyamalan, i njohur për filma të ngjashëm, dhe për mua ky film është i mirë. Më ka pëlqyer atëherë, ende mendoj që është në nivel.
Ajo çka e bën të mirë është dukuria e veçantë që po ndodhë, dhe ato që mësojmë rreth saj. Aktrimi është në nivel, e edhe më e bukur është fotografia, që në raste është magjepsëse.
Një përzierje mes dramës dhe horrorit apokaliptik, “The Happening” është i mirë për fansat e Shyamalan dhe të Mark Wahlberg. Nota personale: 3/5

