Edhe pas krejt këtyre viteve, kur sheh “The Incredible Hulk” disi e ke të njëjtën ndjenjë të paqartë rreth idesë pranë këtij filmi.
Shumë veta kanë “fajësuar” Iron Man dhe krahasimet që i janë bërë me të për shkak të kohës kur është shfaqur, por edhe në vete ky film është disi “i humbur.”
Duket sikur produksioni kanë dashur të bëjnë diçka më ndryshe se “Iron Man,” ndoshta nga “frika” se mund të quhen kopje. Megjithatë, duket se filmi nuk di çfarë synimi ka qysh në fillim.
Edward Norton është karakter shumë serioz, nganjëherë sikur nuk dëshiron të jetë në film, sikur të jetë sjellë me zor në setin e xhirimeve. Edhe pjesa tjetër e aktorëve nuk janë shumë më mirë, por disi mbetet një skenar “bosh,” pa flakën që e ka pasur Iron Man dhe filmat tjerë të Marvel në atë periudhë.
Jo pa arsye është njëri ndër filmat më të dobët të MCU. Nota personale: 1/5

