Është në gjenetikën e çdo njeriu që të provojë të kënaqë paraardhësit e tij, ose t’ua kalojë atyre, varësisht nga relacionet familjare që kanë me prindërit.
Kështu është edhe historia e familjes Von Erichs, me të atin një mundës profesionist i suksesshëm në Amerikën e viteve 1970ta, suksesin e të cilit duan ta kalojnë dy bijtë e tij, Kevini dhe Dejvidi. Porse, në krejt këtë, sipas Kevinit, ka një mallkim për shkak se babai i tij ka ndryshuar mbiemrin e të atit për atë të së ëmës, dhe kjo ka ndikuar në vdekjen e vëllait më të vogël të familjes.
Zac Efron e Jeremy Allen White luajnë në rolet kryesore, me Maura Tierney si nëna, e Lily James gruaja e Kevinit, në një histori familjare dedikuar një ngjarjeje të vërtetë në mundjen profesionale, të cilës i isha kthyer si shikues në vitin 2023, para se ta braktisja në momentin që erdhi në Netflix, këtë vit.
Pavarësisht a jeni fans i WWE a AEW, apo ju kujtohen organizatat klasike, ashiqare nuk do të jeni të njohur me historinë e cila ndodh shumë kohë para se të vinte “wrestling” në DSF te ne.
Më shumë, është një dramë për një familje sportistësh, të cilët duan të bëjnë diçka të veçantë me jetën në Amerikën e viteve të Luftës së Ftohtë kur një formë e re e argëtimit po pushtonte vendin.
Rrëfimi është mirë i shtjelluar, aktrimi përçon emocione reale të karaktereve, në të cilat bazohet, dhe është ndër filmat më emocional në lidhje me këtë “sport”, aty diku me “Fighting with my Family,” veçse këtu nuk ka aq momente të hareshme. Nota personale: 4/5

