Është befasi e mirë kur një film “tradicional,” korr sukses në kinema, përkundër urrejtjes kolektive që merr nga “njohësit” e artit.
Një baba i tregon të birit historinë e Jezusit, në një bashkudhëtim që kanë nëpër ngjarjet kryesore të jetës së tij. Nga para lindjes së tij deri te çastet e fundit në këtë botë, Uollteri është prezent derisa bindet për madhështinë e veprës së Krishtit duke qenë dëshmitarë i veprave të tija, jo medoemos mrekulli.
Bashkë me Uollterin në këtë udhëtim është edhe Çarls Dikensi, që e bën këtë histori qëllimshëm si rrugëtimi në veprën legjendare të vetë autorit britanik.
Zëri i Dikensit është Kenneth Branagh, e Uma Thurman, Mark Hamill, Forest Whitaker, Pierce Brosnan, Ben Kingskley, e Oscar Isaac vijnë në zërat tjerë, që e bën këtë film të mbushur me emra të njohur, një veçanti për filma më religjioz, të cilët ashiqare nuk janë të preferuarit e Hollivudit.
Filmi vjen nga kompania Angel Studios, që ka edhe shërbimin e vet për filmat religjioz të krishterë, me bazë në shtetin e Jutasë.
Në aspektin vizual është goxha realizim i mirë, me animacion të shkëlqyeshëm, e edhe ideja për një bashkudhëtim, ndonëse nuk është origjinale, është goxha e mençur.
Suksesi i “The King of Kings,” pos që është film i shkëlqyeshëm, është edhe një shuplakë ndaj “modernizimit” të Hollivudit që në çdo film e vendosin dikë që nuk e di se në cilin tualet të kryejë nevojën fiziologjike. Nota personale: 3/5

