Ndonëse përqendrohet në karaktere dytësore dhe merr formë muzikali, The Lion King Një e gjysmë, apo Hakuna Matata është goxha film i mirë për dallim prej asaj që pritet – film i tretë që as nuk shkon në kinema, por direkt në video!
Te ky film, vjen historia e Timonit, takimit të tij me Pumbën, dhe siç mund të nënkuptohet nga titulli, bazat e filozofisë Hakuna Matata.
Falë kësaj fjalie, por edhe krejt historisë së The Lion King, kjo seri filmash mund të shihet si një “mësim jete” goxha me bazë për fëmijët në rritje. Por edhe për të rriturit injroantë!
Filmi është i shkurtër, as 90 minuta, animacioni e muzika janë të këndshme, bile edhe e bëjnë filmin të bukur, e Nathan Lane e Ernie Sabella si gjithmonë janë në krye të detyrës me zërat e tyre!
Vazhdimi i tretë i The Lion King është film që tejkalon pritjet nga predispozitat që mund të kemi si maniakë të filmave. Është shumë më i mirë se ky Mufasa e fundit si film “i gjallë.” Tepër më i mirë. Nota personale: 4/5

