Kur del në pension, një boksier me prejardhje irlandeze lë Amerikën për t’u kthyer në vendlindje, me qëllim që të blejë fermën e familjes së tij.
Me t’u kthyer në Irlandë, Shani takohet me një flokëkuqe, Meri-Kejt. Vëllai i saj, Uilli, gjithashtu është i interesuar të blejë fermën e familjes së Shanit. Rivaliteti i tyre do të ndikojë në lidhjen romantike të e Shanit me Meri-Kejt.
Në krejt këtë tollovi që është më afër zemrës se kurdoherë për Shanin, ai provojë të mbajë atë që i ka premtuar vetes, qetësinë, që i ka munguar gjatë karrierës prej boksierit.
Është një bashkëpunim shtesë i John Fordit, i cili me regjinë e këtij filmi u kthehet edhe një herë oskarëve, dhe John Wayne, që e gjen veten në një rol krejt tjetër nga më të mirët e tij – boksier i pensionuar, i dashuruar, që provon të mos shpërndajë grushte.
Njëjtë, është filmi më i mirë për Maureen O’Hara që perfeksionon rolin e saj prej një flokëkuqeje irlandeze të rebeluar, dhe harmonia skenike që ka me Wayne e bën këtë film ndër komeditë romantike më të këndshme të periudhës së artë të Hollivudit.
Në këtë ndikon edhe ambienti dhe fotografia që janë magjepsëse, e kontribut të madh në krejt këtë kanë edhe karakteret dytësore, përfshirë edhe Uillin si antagonist.
“The Quiet Man” është prej bashkëpunimeve më të mira të John Ford dhe John Wayne, që i sjell të dy në një ambient e tematikë krejt ndryshe nga që jemi mësuar t’i shohim. Nota personale: 5/5

