Arti është një formë e ikjes tonë nga realja në imagjinatë. Nga hieroglifët e te Groku, arti ka ardhur në forma të ndryshme, për të ngopur imagjinatën tonë më të çmendur.
E disa vepra janë aq joshëse sa kalojnë në botë e galaktika që zhvillohet me dekada nga artistë të ndryshme.
Fundi i trilogjisë së tretë të Star Wars, sagës së Skywalker, është një ode e shkëlqyeshme e historisë së ringjallur me kalimin e Lucasfilm te Disney. Kjo trilogji mbetet në sfond të serive të mahnitshme e zgjerimit të universit të Star Wars matanë formatit të animuar.
Te “The Rise of Skywalker,” ngjarja vazhdon me Kylo Ren në ndjekje të Rey, në atë që ka qenë nga fillimi, një betejë në mes të mirës dhe së keqes. Kjo përndjekje kalon nëpër disa momente që më shumë ka pasur ndërtim në pritje të tyre se sa vetë momentet. Pak edhe për faktin se dimë çka presim, disi mund të duken jo aq “të plota,” por megjithatë fundi është fenomenal.
Ky film më shumë vuan edhe nga dëshira për të bërë një finale madhështore, një fund të denjë të krejt historisë së filmave të Star Wars, dhe derisa përgatitjet janë mirë, fundi mbetet pak i zbehtë, por prapë, mendoj se është i denjë.
Aktrimi është në nivel, rikthimi i yjeve të trilogjisë origjinale, në një formë a tjetër ka qenë pak “i çuditshëm,” e edhe pjesa teknike nuk le të zhgënjyer. Por, disi nuk e ka atë ndjenjën e “Star Wars.” Nota personale: 4/5

