Në vitet 1990ta, në skenën ku Ilir Shaqiri shante Evropën, Parashqevi Simaku këndonte për lumturinë e fëmijëve, këngë të cilën shpesh e kam shfrytëzuar për të ngacmuar fansat e një ekipi të vegjlish.
Me të njëjtin shkas, një oqean më larg, Skot Kallvin synon të festojë Krishtlindjet me të birin, ndonëse ish-gruaja e tij mendon që ai tashmë duhet të mësojë “të vërtetën” për Babadimrin!
Duke pritur Babadimrin, Skoti dhe i biri i tij, Çarlli, dëgjojnë plakun e festave të fundit të bie nga kulmi, e në vete ka një porosi – “Po më ndodhi gjë, vishni rrobat e mia.”
Për të shpëtuar festën e shumë fëmijëve, Skoti vendos të ndjekë këtë sugjerim, dhe me sukses kryen detyrën e Babadimrit atë natë. Por, aventura e tij nuk do të mbarojë me kaq, dhe me të arritur në Polin e Veriut, do të mësojë se çka e pret!
30 vite pas shfaqjes, dy vazhdime filmike dhe dy sezone televizive, “The Santa Clause” mbetet një titull i Tim Allen që meriton po aq e më shumë popullaritet se “Toy Story.”
Tim Allen, që atëbotë me “Home Improvement” ishte njëri nga baballarët e preferuar në televizionet amerikane, të cilin titull e rigjeti dy dekada më vonë me “Last Man Standing” e tash me “Shifting Gears” kryen për mrekulli rolin e tij si babadimër, i ndihmuar nga një grup aktorësh që e bëjnë këtë film si një prezantim për një traditë të re të festave.
Njëri ndër klasikët më të nënvlerësuar me temë festat e fundvitit. Nota personale: 5/5

