Ky është njëri nga ata filmat ku traileri është më i mirë se vetë filmi.
Arsyeja për këtë është që Hugh Jackman në film ka pak më shumë se në trailerin e publikuar muaj më parë.
Në një fshat të bukur, Xhorxhi (Jackman) është bari, çoban, i cili kujdeset aq shumë për delet e tija sa i njeh me emra, si Gru minionët, e edhe ju lexon përralla para gjumit, më saktë novela misterioze të stilit të Agatha Christies.
Me të shkuar në gjumë Xhorxhi, delet fillojnë të diskutojnë për misterin e novelës aktuale, dhe secili ka versionin e tyre se kush është dorasi. Jeta e tyre do të kthehet në një mister të vërtetë kur në fermë ndodh një vrasje.
Në pamundësi, e ndoshta edhe në mosgatishmëri për ta zgjidhur njerëzit, kjo detyrë u bie deleve, dhe ato do të ndihmojnë, në mënyrë indirekte tek zbulimi i dorasit të vërtetë, si dhe do të provojnë të zbërthejnë konspiracionin që dominon për pjesën më të madhe të filmit.
Filmi është i mirë për fansat e deleve, Hugh Jackmanit, dhe Gregut të “Succession.” Kjo pasi Nicholas Braun ka njërin nga rolet kryesore, atë të policit lokal, derisa Molly Gordon e Emma Thompson vijnë në rolet tjera.
Zërat e deleve janë edhe më të njohur me Julia Louis-Dreyfus, Bryan Cranston, Chris O’ Dowd, Patrick Stewart, e Brett Goldstein.
Filmi nuk është i keq, por premton më shumë se që sjell në fakt. Për ata që nuk e kanë parë trailerin mund të jetë më i mirë se për neve tjerëve, për të cilët mbetet zhgënjim. Nota personale: 2/5

