The Simpsons nuk janë vetëm seri komike e animuar, janë pjesë e jetës tonë, për neve që kemi vendosur t’i kemi aty, çdo vit për 20 e kusur episode.

Dhe për të gjithë që kanë përcjell rregullisht, ose së paku një pjesë të madhe të episodeve të tyre, filmi i vitit 2007 ishte më shumë si një episod më i gjatë se sa një film.

Kjo pjesë e audiencës që kanë shikuar filmin sigurisht e kanë pëlqyer, sepse ka gjithçka që ka seria, e cila në mënyrë të tërthortë, e nganjëherë edhe të drejtpërdrejtë, thumbon e kthen në satirë ngjarjet në jetën reale duke i vendosur në realitetin e çmendur të The Simpsons.

Te filmi, Homeri prapë shkon në rrugën e tij – pa menduar gjatë fut krejt Springfillding në krizë mjedisore duke shtyrë një mbyllje të krejt qytetit, një izolim total kur kryetari i Amerikës, Arnold Schwarzenneger merr vendim të lëshojë një xham harkor mbi qytet.

Pak vite më vonë do të kemi serinë “Under the Dome,” që inspiruar nga vepra e Stephen King do të siguronte nja dy sezone të mira, a tri.

Kur banorët lokalë mësojnë se çfarë ka bërë Homeri, ata u sulen Simpsonsave të cilët duhet t’ia mbathin, dhe kjo arrati e shpinë Homerin në një rrugëtim kombëtar, përsëri me të njëjtën qasje ndaj jetës.

Pra, mund të duket sikur ka shumë Homer dhe pak karaktere tjera dytësore, dhe ashtu është në fakt, deri në një masë.

Megjithatë, filmi mbetet një klasik, i detyrueshëm në universin e The Simpsons, me momente e skena goxha legjendare, ashtu si krejt seria. Për mua, një fans i zjarrtë i serisë që përdor memet e gifs të The Simpsons në çdo mundësi, është film i përkryer.

Për ata që nuk e kanë parë, mund të jetë fillimi i diçka madhështore, ose së paku mbetet një kujtim i mirë, si një film nja 60 vite më herët. Nota personale: 5/5