Njeriu sheh çfarë atë që dëshiron të shohë.
Te filmi i M. Night Shyamalan, psikologu i fëmijëve, Mallkom Krou qëllohet nga një ish-pacient i tij, i cili më pas qëllon edhe veten. Muaj më vonë, ai fillon të punojë me një djalë nëntëvjeçar, i cili i ngjan në Vinsentin, dhe ka një problem të thellë në vete – ai sheh njerëz të vdekur.
Lidhja pacient – psikolog ndërmjet Mallkomit dhe Kollit është në thelb të këtij filmi, derisa i pari provon të ndihmojë një fëmijë i cili është i lodhur me krejt ato që i sillen vërdallë duke e shtyrë edhe në lëndime fizike të vetvetes.
Me një aktrim fantastik të Bruce Willis e të riut Haley Joel Osment, “The Sixth Sense” është ndër filmat që do të ju hallakasë goxha psikologjinë dhe filozofinë tuaj për jetën nëse e shihni me vëmendje, dy a tri herë!
Me një realizim e shpërndarje të përkryer të ngjarjes fund e krye, filmi tregon një zhanër të përsosur të Shyamalan i cili do të vazhdojë të sjellë tituj të ngjashëm që të gudulisin trurin, por ndoshta asnjëri nuk arrin nivelin e “The Sixth Sense.”
Edhe sot, çerek shekulli më vonë, ky film mbetet i veçantë, kategori në vete, si një dëshmi shtesë që ‘90tat kanë qenë dekada e fundit e film-bërjes së përqendruar në rrëfim, para se të devijohet në politikë të korrektësisë, superheronj, e fantashkencë “të gjelbër”. Nota personale: 5/5

