Filmi i parë për Super Marion ka qenë i mirë.
Ky disi duket më i shpërndarë, më i humbur, më i zgjeruar.
Qysh në fillim, Mario, Luigji, dhe kompania nga Mbretëria e Kërpudhave tërhiqen në një aventurë hapësinore, dhe kështu fillon eksplorimi i galaktikave të reja për vëllezërit dhe kompaninë.
Tash, kjo pak si shumë teprohet, shpërndahet, dhe janë disa çaste që të përziejnë lukthin, me dimensione e gjëra të ngjashme, ku përfshihet edhe Princeshë Pjeshka.
Ajo është në mision për të shpëtuar Princeshën Rosalina, që është mbrojtëse e observatorit të kometave, dhe e ndërlidhur me familjen e Bouserit.
Në shikim sipërfaqësor është film i mirë, aventurë e pasur, pamje të bukura, mahnitëse, e që në masë të madhe i mbeten besnike lojës dhe universit të Marios.
Këto zgjojnë njëlloj nostalgjie për ata që kanë luajtur Nintendo, sidomos lojërat Super Mario Galaxy, e që unë nuk jam pjesë e kësaj demografie, prandaj mund të mos ndiej këtë.
Chris Pratt është Mario, Anya-Taylor Joy kthehet si Princesha Pjeshkë, Charlie Day e Jack Black janë në rolet e Luigjit e bouserit, duke bërë punë goxha të mirë, në nivel me filmin e parë. Shtesa të reja e të mira janë Brie Larson e Glen Powell, që nuk mbesin mbrapa, por pasurojnë filmin në masë.
Film shumë i mirë për fansa, film gati mesatar për neve tjerëve. Nota personale: 2/5

