Thunderbolts (2025)

Thunderbolts (2025)

A ka përfunduar Marveli?

E di që është vështirë për dikë të adaptohet në një botë të re, qoftë edhe kinematike, por superheronjtë e ri të Marvelit po t’i prishin nervat!

Njëjtë si me Captain American ashtu edhe me Thunderbolts, shumica e heronjve janë të bezdisshëm, si fëmijë që të kujtojnë Benin që ecën vetë, por mbi të gjitha janë gjeneratë rebelësh koti.

Tash kemi Julia Louis-Dreyfous si drejtore e CIA-s e cila angazhon njerëz për të kryer misione të paligjshme dhe tash është në gjykim nga kongresi. Për të shpërlarë mëkatet e saja, ajo thërret të gjithë mercenarët e saj në një “mbledhje,” por plani nuk shkon si duhet. Edhe karakteri i saj është shumë i neveritshëm!

Pastaj kalon në planin B.

Florence Pugh portretizon rolin më të keq të një sovjetike në film në Julia Belovën. As aksent, as pamje, as gjë nuk ka në lidhje me një karaktere që duhej të ishte. Është arsyeja kryesore pse ky film “ta shpif.”

Në anën tjetër David Harbour si Aleksei është fenomenal në rolin e prindit të Julisë. Sebastian Stan nuk është i keq në rolin e “ushtarit dimëror,” por karakteret tjera heroike pos Sentrit mbeten në prapaskenë.

E kuptueshme që Marvel tenton të mjelë gjithë universin, edhe me karaktere dytësore, por këto karaktere as për filma të vetë, e as si grup nuk janë që mund të përsërisin suksesin e fazave të kaluara.

Në fund, provojnë të përziejnë filozofi, mosmarrëveshje të brendshme, kryqëzata individuale të karaktereve me qëllim që të lidhemi me ta si shikues, por nuk funksionon.

Thunderbolts* është film shumë zhurmë për asgjë. Pa Florence Pugh ndoshta do të ishte mesatar. Nota personale: 2/5