Touch of Evil (1958)

Touch of Evil (1958)

Në fillim të njërit prej filmave më të mirë të zhanrit noir, Orson Welles, që bën regjinë, skenarin, dhe aktron njërin nga karakteret kryesore në film ka një mesazh që të çmojmë punën e tij për të cilën ka pasur një përkushtim të veçantë në këtë film.

Dhe puna e tij fillon në mënyrë madhështore.

pesë minutat e parë, lëvizja e kamerës që i paraprin ngjarjes që do të përcjell ky film është një aventurë me syrin e zogut që të merr kontrollin në momentin më të rëndësishëm në këtë “intro.”

E ai moment ndodh pas kamerës duke ngritur tensionin tonë për ngjarjen, e cila veç sa vjen e komplikohet duke na shtyrë të zgjedhim ndërmjet të mirës dhe të ligës në këtë film, ose më saktë, na shtyn të identifikojmë të mirën e të keqen, dorasin dhe porositësin e krimit që ndodh në fund të intros.

kufirin ndërmjet Meksikës dhe SHBA-së, prokurori special meksikan, Migel Vargas po shijon muajin e mjaltit me gruan e tij, Suzin. Duke qenë dëshmitar i shpërthimit të bombës, ai fillon të interesohet për rastin ku hetuesi kryesor është Hank Kuinlan, një racist dhe alkoolik amerikan.

Këto dy karaktere kryesore të portretizuara nga Charlton Heston – Vargas dhe Orson Welles – Kuinlan kanë qasje të ndryshme në rastin gjë që shtyn te një ndasi dhe inat që përfshin edhe gruan e Vargasit, Suzin – Janet Leigh.

Ngjarja shkon duke u komplikuar dhe kërkon vëmendje të plotë, gjë që mund të bëjë filmin pak më të mundimshëm, marr parasysh zhanrin. Megjithatë, skenari dhe aktrimi mbeten në plan të dytë falë punës mjeshtërore me kamerë të Orson Welles.

Te “Touch of Evil” ngjarja dhe fotografia e zymtë vijnë nga një perspektivë e veçantë, sa nga perspektiva e zogut, sa nga ajo e milingonës duke kapur krejt errësirën e karaktereve, trishtimin dhe frikën e tyre në tërësi e që përçohet falë aktrimit fenomenal të aktorëve të përfshirë në këtë film.

“Touch of Evil” është njëri nga filmat më të mirë të zhanrit noir, një kryevepër e Orson Welles. Nota personale: 5/5