Training Day (2001)

Training Day (2001)

Nëse ka ndonjë film që inspiron njerëzit të jenë të mirë, për asgjë për kthim, atëherë duhet të jetë ky film.

E filmi fillon me Xhejkun, një oficer i ri dhe ambicioz, i cili do të kalojë një ditë bashkë me njërin nga policët, detektivët më të njohur të stacionit të tij policor, Alonzon, nga i cili do të mësojë shumë për punën dhe jetën e policëve.

Gjithashtu, do të varet nga Alonzo nëse Xhejku do të pranohet në njësinë e tyre elite. Gjatë këtij udhëtimin, kësaj dite trajnimi, Alonzo do të shfaqë metodat e tija të veçanta të punës, duke shtyrë Xhejkun të përballet me besimet dhe parimet e veta, dhe të kuptojë vetë realitetin e frikshëm të terrenit, të rrugëve, të krimit në plan të parë.

Denzel Washington ka njërin nga rolet më të veçanta në karrierën e tij, me krejt këtë ditë që duket më shumë si një monolog i tij, të cilit i nënshtrohet mrekullueshëm, në rolin e studentit bindës, Ethan Hawke.

Kjo harmoni e të dyve është e shkëlqyeshme, me atë idenë e kahmotshme të një partneriteti të përkryer policor. Dhe pasi filmi përqendrohet te këta dy atëherë, kjo edhe e bën filmin goxha të mirë.

Por, në anën tjetër ka edhe brutalitetin e tij, si çdo film policor, derisa të çmonton kompasin e moralin në shumë raste. Kjo jep njëfarë tensioni jo aq lehtë të përtypur sa duket në fillim të filmit, e edhe gjatë këtij recensimi.

Antoine Fuqua e bën regjinë, e David Ayer skenarin, që garanton një super-film të këtij zhanri triler, me temë policinë dhe forcat e rendit, derisa në rolet dytësore vijnë emra si Eva Curtis e Tom Berenger.

Është një film i veçantë i këtij zhanri, me aktrim fantastik, por goxha të mban nën tension, dhe kryesisht falë Denzel Washingtonit i cili ka fituar Oskar për këtë aktrim.. Nota personale: 4/5