Njëra ndër fytyrat më të bukura në ekran, Daisy-Edgar Jones vjen në rolin e studentes së meteorologjisë, e cila bashkë me disa miq kanë një ide për të ulur fuqinë e uraganeve.
Plani i tyre jonkonvencional nuk funksionon duke përfunduar me pasoja fatale. Pesë vite më vonë, e diplomuar, Kejt (Jones) kontaktohet nga njëri prej ish-miqve për të testuar një skaner të ri të tornadove. E inspiruar nga puna që do të bëjnë në shpëtimin e jetëve të njerëzve të prekur nga fatkeqësitë eventuale, Kejt dhe skuadra përballen me Tajllerin, i cili është një “i paditur” në këtë profesion, që punën që bëjnë Kejt dhe skuadra e bën vetëm për YouTube dhe rrjete shoqërore.
Në të njëjtin mision, por me qëllime të ndryshme Kejt e Havi në njërën anë dhe Tajller në anën tjetër, do të provojnë të dëshmojnë se puna e cilës palë në fakt synon të përkrahë më të rrezikuarit nga uraganet dhe stuhitë e ngjashme.
Në rolin e Havit është Anthony Ramos, e Glen Powell vjen në rolin e Tajllerit, me emra tjerë jo aq të njohur.
I menduar si “vazhdim” i Twister të vitit 1996, Twisters sjell për mrekulli atë njerëzit në luftë për jetë kundër fatkeqësive natyrore. Aktrimi është në nivel, e me pjesën teknike që të jep ndjenjën e afërsisë që do të ndieje me karakteret e këtij filmi. E mbi të gjitha, mirësia nuk vjen gjithmonë me një copë letre a titulli në të.
Ndër filmat më të nënvlerësuar të vitit të kaluar që për dy orë do t’ju mbajë me emocione goxha reale karshi stuhive të pamëshirshme. Nota personale: 4/5

