Pas filmit të kaluar, që ishte beteja e Venomit me Karnagin, ai dhe Edi e gjejnë veten në një botë krejt tjetër, të ngujuar nga Dr. Strejnxh. Pasi rikthehen në botën e tyre origjinale, ata hasin në një gjeneral që i ndjek, njëjtë si një armik i vjetër i Venomit.

Pra, çfarë kemi këtu është një dyfishim i përndjekjes nga filmi i kaluar, dhe një përgatitje për finalen e historisë së Edit e Venomit, siç ishte paralajmërua si filmi i fundit.

Si finale, me rreth 90 minuta aksion, me efekte vizuale të mira, edhe me Tom Hardyn në rolin kryesor, ky film është i mirë për fansat dhe ata që kanë vendosur të kthehen pas dy filmave.

Por, si film në vete është thjesht një humbje kohe në sfond. E të jemi të sinqertë, kushdo tjetër në vend të Tom Hardyt, me këto histori, do ta bënte këtë seri filmash një dështim total.

Edhe kësaj radhe, Tom Hardy shpëton “Venomin” për një finale mesatare. Ndonëse i shoqëruar me emra të njohur të kinematografisë, prapë historia mbetet e zbrazët disi. Nota personale: 2/5