Zakonisht kundërvajtësit e vegjël dënohen me burg, derisa ata që bëjnë krime të mëdha shpëtojnë pa asnjë therë.

Kështu, Dejvidi, një diler me treg të vogël në Denver i mbetet borxh Bredit, i cili për t’u barazuar i kërkon të transportojë mall nga Meksika në SHBA.

Në këtë mision, Bredi vendos të angazhojë tre fqinjë të tij, me të cilët ata do të shkojnë “në pushime” në Meksikë, si kamuflazh për aksionin. Secili nga ta vjen me një kusht të caktuar, e kur zbulohen këto kemi njërën ndër “memet” më legjendare që ende mbetet aktuale kur zbulohet një sekret në grup!

Dejvidi, që tash është kryefamiljari i Millerëve, portretizohet nga Jason Sudeikis, me Jennifer Aniston në rolin e matriarkatit, e Emma Roberts e Will Poulter vijnë si fëmijët e tyre.

Nick Offerman është agjent, e në një rol të panjohur për të, Ed Helms vjen si shefi që “organizon” këtë udhëtim.

Filmi nuk është një klasik udhëtimesh familjare, ndoshta më shumë për shkak të temës, por veçohet me momente interesante si meme e lartpërmendur e kemi edhe Jennifer Aniston që vallëzon në pol!

Vjen nga regjisori i njohur i komedive të errëta si Dodgeball më parë e Red Notice më vonë, Rawson Marshall Thurber. Nëse nuk e keni parë, bën ta shihni nëse doni një komedi të errët, por për së dyti nuk besoj që e shikon dikush. Nota personale: 2/5