Aq film bërllok që as s’po di nga t’ia filloj!
Diqysh është vështirë të besosh në evolucion kur e mendon faktin që Ariana Grande ende vazhdon të ketë hapësirë në filma kur ajo është dashur të përfundonte karrierën qysh me Victorious!
Tash, kur i sheh gjithë ato lëvdata për filmin dhe aktrimin dhe gjithçka që ka të bëjë me këtë, disi logjikshëm ndalesh edhe mendon mos ka diçka që nuk shkon me ty!
Pastaj e sheh që dikush e ka krahasuar me “Chicagon,” dhe e di që “hala mirë kokshe.”
Ku gjejnë guximin të krahasojnë Ariana Granden e Cynthia Erivon me Catherine Zeta-Jones, Renee Zellweger e “mamën” Queen Latifah?!
Ashiqare nuk është film për mua, nuk është paraparë t’i pëlqejë demografisë sime, por unë jam fans i madh i filmave muzikalë, prej të cilëve Chicago është ndër më të mirët, e mos të harrojmë sa ju kam “ça nervat” me La La Land!
Por, ky ka qenë zhgënjim katastrofik për mua, në çdo aspekt! Nota personale: 1/5

