Është më mirë të shohësh “sequels,” ribërjet moderne të filmave dhe pastaj të shohësh origjinalin nëse nuk e ke parë deri në atë kohë. Në këtë mënyrë, të dy filmat të kënaqin, sepse zakonisht filmi i parë është më orijgjinal, me plot të kuptimin e fjalës.

Njëjtë edhe te Willy Wonka & the Chocolate Factory, gjithçka është më mirë se filmi pasardhës, në njëfarë mënyrë disa dekada më vonë.

Por, më e mira e krejt këtij filmi është aktrimi i Gene Wilder në rolin e Uillit, i cili ka një performancë aq të magjishme fizike sa që më parë do të kishit parë gifs e memes me karakterin e tij se sa vetë filmin. Dhe kur e shihni filmin, edhe më shumë do të vlerësoni aktrimin e tij, por jo medoemos karakterin që portretizon.

Ata që nuk e kanë parë asnjërin version, më mirë të shohin të dytin me Johnny Depp, por nëse nuk kanë kohë për të dy, le të shijojnë këtë.

Filmi është më shumë se aktrimi i Gene Wilder – ngjarja, portretizimi i botës, i fabrikës së çokollatës, dhe vetë shtjellimi i historisë shumë i mirë. Çarli është një djalë i vogël, i varfër, që jeton me nënën dhe gjyshërit, në qytetin ku është Fabrika e Çokollatave, e rrethuar me mister.

Një ditë, pronari i fabrikës, Uilli, njofton se do të japë pesë bileta të arta në çokollata, dhe fëmijët fatlum do të kenë rastin të vizitojnë fabrikën, por Çarli ka vështirësi financiare të sigurojë edhe atë biletë.

Filmi shihet edhe si muzikal, dhe normal që në këtë zhanër Wilder është mjeshtër, e disa nga këngët e filmit mund t’ju mbeten në kujtime për goxha kohë më pas.

Filmi është i mirë, ndoshta jo edhe shumë i lehtë për t’u përtypur për fëmijët e vegjël, dhe varësisht karakterit dhe shijes së tyre në filma, edhe për më të mëdhenj. Është pak “i frikshëm.” Nota personale: 3/5