Dy yjet e “Oqeanit,” shoqëria e të cilëve i jep jetë atyre filmave, kthehen në diçka “më serioze” edhe një herë pas më shumë se 15 vite në skenë bashkë.
Supozoj se puna e Jon Watts, i cili ka bërë Spider-Manët e fundit, duhet të ketë qenë e lehtë marrë parasysh sa natyrale duken dialogët dhe skenat ku janë bashkë George Clooney e Brad Pitt. Kjo edhe është ana më pozitive e këtij filmi, i cili në vete ngërthen një histori jo aq të zakonshme.
Margareta (gruaja e Michael Scott) është një prokurore e cila bën diçka që mund t’i rrënojë karrierën. Për të “pastruar” këtë, ajo thirr një “fikser.” Me të ardhur ai, nuk vonon dhe vjen edhe një “fikser” tjetër e që në fakt është rivali i të parit. Të dy “fikserat” janë George Clooney e Brad Pitt.
Pos pastrimit të “skenës,” kjo ndodhi do t’i ndjekë ata edhe jashtë hotelit, nëpër atë që del të jetë një aventurë interesante që kryqëzon trilerin me krim dhe i jep shije këtij filmi.
Në fund, mbetet një film për fansat e dy aktorëve në fjalë, dhe asgjë më shumë. Nota personale: 3/5

