Filmi i dytë që nuk është në listën e filmave më të mirë të vitit për art është ky Sarah Polley. Sigurisht që kur e kanë parë vetëm titullin, kanë menduar që duhet ta votojnë sepse “wokism”!
Një grup grash janë mbledhur në një koloni në Bolivia dhe debatojnë se çfarë duhet të veprojnë. Ky vendim duhet të merret para agimit, dhe pa dëgjuar burrërimi i kolonisë.
Duket sikur janë muhabete në një koloni amishe të mesit të shekullit të kaluar, por nga ato që kam lexuar në internet (duke kërkuar të gjeja një arsye pse konsiderohet si njëri ndër më të mirët e vitit), ngjarja thuhet të ketë ndodhur në vitin 2010.
Krejt çfarë kemi është një debat, shumë më i mirë se këto që dëgjoni në TV-të tona, ku grupmosha e ideologji të ndryshme ndeshet e gërshetohen në tentim të një zgjidhjeje përfundimtare që do të sillte një jetë më të mirë të grave të nënshtruara nga gjinia tjetër.
Emocionet përçohen goxha zellshëm nga shumica e aktoreve, sidomos Rooney Mara, por nuk ka asgjë tjetër. Thjesht dëgjoni një grup grash që flasin, edhe në fund arrijnë të gjejnë një vendim disi.
E kuptoj që qëllimi është ‘emancipimi’ i grave, por kjo histori do të shkonte më shumë si dokumentar se sa si një film koti. Është gjynah që nja dy filma tjerë nuk kanë fituar Oskarin për skenar të adaptuar para këtij. Por, nuk ka më art, ka propagandë!
Ky film nuk do të shihet as edhe një herë nga shumica, e lëre më të mbetet si një ndër filmat më të mëdhenj të përforcimit të pozitës së gruas në shoqëri. Për atë kemi ‘Erin Brockovich’ e dhjetëra filma tjerë. Nota personale: 2/5

