Young Washington (2026)

Young Washington (2026)

Filmat si ky të bëjnë të duash më shumë historinë, dhe vetë kinematografinë si produkt rrëfyes i historisë.

Ngjashëm si “Michael” që doli disa muaj para këtij, edhe ky përqendrohet te një periudhë para “shndritjes” së karakterit kryesor për të cilin flet. Këtu kemi George Washingtonin e ri, para se të bëhet “baba i Amerikës” që e njohim sot, dhe për të cilën periudhë ka pasur, nëse asgjë tjetër, dokumentarë të shumtë.

“Young Washington” fillon me vdekjen e të gatit të presidentit të parë të Amerikës, i cili nuk arrin të gjejë veten në Virxhinën e kolonizuar. Nuk ka edukimin që e kanë bashkëmoshatarët e tij, dhe i duhet të mësojë aftësitë për të mbijetuar në shoqëri me anë të vëllait të tij më të madh, Lawrence.

Në këtë rrugëtim, ai fillon të inkuadrohet në ushtri dhe beteja, dhe përfshihet në luftën britanike-franceze, pra ende nuk ka Amerikë, por ai është pjesë e ushtrisë britanike, dhe kjo është ajo pjesa kryesore e filmit – zanafilla e jetës së tij në ushtri.

William Franklyn-Miller, një aktor i papërvojë më parë vjen në rolin e Washingtonit, dhe bën punë të mirë, e Mary-Louise Parker, Kelsey Grammer, Ben Kingsley, e Andy Serkis janë emrat e tjerë më me përvojë që i japin goxha shije këtë filmi.

Regjinë e bën Jon Erwin, jo aq i njohur më parë, i cili kontribuon edhe në skenar, e që të dyja janë puna goxha e mirë. Filmi sjell atë që pritet prej tij, histori, luftë, dramë e zhvillimit personal, dhe fotografi të bukur.

Goxha film i mirë për fansat e historisë, film që nuk bën t’ju ikë. E për tjerët, i mirë. Nota personale: 4/5