Muaji i gjatë i janarit përfundon me një komedi që sjell më të mirën e Will Ferrell dhe Reese Witherspoon.

Xhimi (Will Ferrell) është baba i Xhenit, të cilës për martesë i rezervon ishullin ku ishte martuar me nënën e saj të ndjerë. Të njëjtin ishull të vogël, i cili ka kapacitet vetëm për një dasmë, në të njëjtën ditë e rezervon edhe Margo (Reese Witherspooon) për të motrën e saj, Neven.

Pas keqkuptimit në rezervim, me ardhjen e fundjavës së madhe, të dy arrin një pajtim për të ndarë ditën dhe hapësirën që të kenë dasmën e tyre.

Por, thashethemet fillojnë dhe pahiri Xhimi dhe Margo krijojnë një armiqësi të fshehtë, e cila do të rezultojë me çaste komike, të cilat nuk lënë mbrapa talentin e të dy aktorëve, Will Ferrell e Reese Witherspoon, të ndihmuar nga, sidomos, karakteret e familjes së Margos të japin një komedi të denjë.

Është komedi e mbushur sa me raste të çuditshme, ashtu edhe me thumbime, e komedi fizike, nganjëherë duke devijuar me momente të çoroditura, por në fund del të jetë një film i mirë komedi për të filluar vitin. Nota personale: 3/5