Category: Filma


  • Dune (2021)

    Denis Villeneuve ka sjellë para syve tanë filmin më të bukur të vitit. Dune është filmi që të kënaqë vizualisht, por edhe me anë të rrëfimit të historisë hap pas hapi, që nga fillimi deri në finalen e atë që është pjesa e parë e kësaj historie magjepsëse. Filmi merr formën finale të përkryer edhe…

  • King Richard (2021)

    Suksesi për disa vjen më zor se tjerët! Në Kosovë rol të madh ka vendbanimi, në Amerikë ngjyra e lëkurës! Fansat e tenisit sigurisht njohin historinë e motrave Williams dhe dominimin në botën e tenisit që kanë pasur për njëzet vitet e shkuara. Shumë nga ne kujtojmë njërin nga prindërit me njërën motër të pranishëm…

  • Kur jemi tek regjisorët e mbivlerësuar që gjithnjë nominohen për më të mirët e vitit, sigurisht që aty do hasim patjetër Paul Thomas Anderson. E ka një stil më ndryshe të shtjellimit të temës me mënyrat e tija që e dallojnë nga tjerët dhe nga një rend i zakonshëm, gjë që ndihmohet edhe nga ngjyrat…

  • Belfast (2021)

    Fëmijët e luftës tonë tash janë prindër, fatmirësisht me fëmijë të lirisë! Urojmë që mos të kenë nevojën kurrë të shpjegojnë për fëmijët e tyre se çfarë është lufta. E lufta vjen në forma të ndryshme, dhe e jona nuk ishte luftë. Ishte një mbrojtje duarthatë kundër një armiku të armatosur deri në dhëmbë. Belfast…

  • Before Sunrise (1995)

    Nëse mendoni që është mundim të shikoni një film që ju shkon nerva, atëherë paramendojeni sa mundim është ta shikoni për së dyti, e pastaj të lodheni të shkruani 300-400 fjalë për të. Nuk është për të çuditur që më kanë rënë 34% e flokëve (të ju lë një pikë ku të kapen mospajtuesit në…

  • Më në fund një film ku Andrew Garfield nuk lufton kundër një hardhuce! Por, aktrimi i tij në tick, tick…BOOM! është larg më i mirë, dhe po të mos ishte Hacksaw Ridge, do thosha që ky është roli i karrierës së Andrew Garfield. Tek ky film, që e gjeni në Netflix, Andrew Garfield luan rolin…

  • In the Heights (2021)

    Edhe një muzikal nga pena e Lin-Manuel Miranda, edhe një kryevepër. Si një fans i këtij zhanri, duhet të jem falënderues që po jetoj në këtë periudhë kur Miranda e ka marrë seriozisht jetësimin e veprave të tija në film. Por, ndoshta do të ishte më mirë mos të shfaqej në ekran, si këtu kur…

  • Hamilton (2020)

    “I want to build something that will outlive me.” Nuk është lehtë të ndërtosh shtet! Veç shihni këta tanët çka ndërtuan për njëzet/dymbëdhjetë vite! Për ndërtimin e një shteti duhet një kulturë e shëndoshë, e cila përfshinë edhe teatrin, dhe ata që shkojnë në teatër më shpesh se sa që nuk postojnë në rrjetet sociale…

  • Ky film është i kotë, i gjatë, i heshtur, i zymtë, i pakuptimtë… humbje kohe. Kështu do ndihen shumica, dhe nuk do jenë gabim. Filmi kërkon shumë përkushtim dhe përqendrim për të shijuar bukurinë që e ka në shkrim dhe shtjellim të ngjarjes, e cila nuk zbulohet as në fund të filmit. Fundi i mbetet…

  • On Golden Pond (1981)

    Henry Fonda dhe Katharine Hepburn janë xhevahire të kinematografisë. Karriera e të dyve në periudhën e artë të Hollywoodit është pothuajse e pashoqe, e lidhur përjetësisht me disa nga titujt më të mëdhenj të asaj periudhe, filma që definojnë vet filmin si formë e të shprehurit vizual të artit. Filmi ‘On Golden Pond’ shërben si…